Në shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz, Kryetari i Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi kreu një vizitë ku bashkë me nxëns dhe mëesues të përkushtuar diskutuan rëndësinë e arsimimit profesional për të ardhmen e të rinjve, punësimin në drejtimet ku mesojnë,i niciativat e të rinjve për hapje të bizneseve për shkak të formimit të duhur në shkollë, veçanërisht në fushën e teknologjisë kompjuterike etj.
Z. Dalipi shprehu vleresim për të gjithë bizneset e zonës të cilët ofrojnë mundësi praktike pune sipas drejtimeve të studimit te nxënësve.
Vajza e djem nga kjo qëndër e rëndesishme e arsimit profesional në Qarkun Tiranë tashmë po studiojnë e janë punësuar në vende të BE fal projekteve të përbashkëta me shkollat homologe në Berlin etj.
Insitucioni i Këshillit të Qarkut Tiranë do vazhdojë të komunikojë me bordin e shkollës me Drejtor Erisin dhe gjithë skuadrën e kësaj shkolle energjike.