Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, njëkohësisht dhe Zv. President i Eurorajonit Adriatiko-Jonian ishte pjesë e takimit online me përfaqësues të rajoneve Adriatik dhe Jonian në kuadër të projektit AI-NURECC plus.
Ai bashkëndau me ta ide dhe informacione mbi Ekonominë Qarkulluese si një model i Zhvillimit të Qëndrueshëm, të përgjegjshëm si dhe përpjekjet për reduktimin e mbetjeve, si një problematikë që hasin të gjitha rajonevet Adriatik dhe Jonian.