Në ambientet e Hotel Rogner u organizua Konferenca 3-ditore e organizuar nga Asambleja e Rajoneve të Europës dhe Fondacioni Konrad Adenhauer Stiftung me teme “Qarqe të forta që i shërbejnë qytetarëve – e ardhmja e qeverisjes vendore në Shqipëri”.
Qëllimi i kësaj konference ishtë bashkimi i liderëve vendorë brënda Shqipërisë për të sjellë një debat për të ardhmen e bashkëpunimit dhë politikbërjen ku në qëndër të saj është qytetari.
Kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi ishte i ftuar dhe ishte pjesë e panelit të diskutimeve. Ai falenderoi organizatorët e Konferencës, Sekrektarin e Përgjitshëm të Asamblesë së Rajoneve të Europës dhe Fondacionin Konrad Adenhauer Stiftung dhe theksoi që ky takim vjen në një moment të vështirë për Rajonet e Europës, të cilat në këtë moment përballen me sfidat politike dhe ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë.
“Jemi të fikusuar tek axhenda e decentralizimit dhe demokracisë vendore. Prej disa vitesh Shoqata e Qarqeve të Shqipërisë po bashkëdrejton Këshillin Konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me atë Vendore. Një proces i rëndësishëm ky për të marrë vendime të drejta për qytetarët tanë dhe për të inkurajuar qeverisjen lokale në vendimarrje” – tha ai.
“Ne vlerësojmë marrëdhëniet me Asamblenë e Rajoneve të Europës duke besuar që së bashku Rajonet e Europës mund të bëjnë shumë dhe të ecin përpara. Vëndi ynë e ka aspiratë kryesore integrimin në BE dhe kjo u vlerësua dhe në vizitin e Josep Borell në Tiranë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zv.President i Komisionit Europian”- shtoi ai.