Në ambientet e Galerisë së Artit Tiranë u organizua një ekspozitë artistike me titullin “Guxo” nga organizata “Të ndryshëm & Të Barabartë”. Kjo ekspozitë u përgatit nga një grup të mbijetuarish të trafikimit.
Ekspozita u dizenjua nga një grup vajzash, të mbijetuara të trafikimit, që janë trajnuar për këtë qëllim gjatë zbatimit të projektit dhe rrit ndërgjegjësimin kundër dhunës me bazë gjinorë dhe trafikimit të personave.Ky projekt është mbështetur financiarisht dhe nga zyra e marrëdhënieve me publikun në Ambasadën e SHBA në Tiranë.
Qarku Tiranë po bashkëpunon ngushtë me organizatën “Të ndryshëm & Të Barabartë”. Në këtë ekspozitë ishte i ftuar dhe kryetari i Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi. Ai vlerësoi dhe falenderoi bashkëpunimin dhe punën plot kurajo të kësaj organizatë në luftën kundër trafikimit të personave, duke dhënë një mesazh përmes fotove për ringritjen, besimin dhe dashurinë për jetën.