Këshilli i Qarkut Tiranë ishte pjesë e takimit që u zhvillua nga National Democratic Institute me pjesëmarrjen e ekspertes të zgjedhjeve Laura Grace dhe përfaqësues nga dy organizata kryesore: KRIIK Albania dhe gjithashtu NDI.
Organizata NDI ofron një kornizë për vëzhguesit e zgjedhjeve qytetare për të marrë vendime strategjike se si të monitorojnë abuzimin e burimeve të shtetit në dhe ndikimin e tyre në integritetin zgjedhor.
Nderkohë KRIIK ka mision mbrojtjen dhe garantimin e lirive e të drejtave të njeriut si dhe të dimensionit të plotë të sigurisë njerëzore nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës.
Gjatë prezantimit u diskutuan për përvojat e disa shteteve të ndryshme se si mund të monitorojnë abuzimin me burimet shtetërore në zgjedhje dhe eksperiencat e tyre si dhe gjetjet për fenomene të tilla.