Projekti zviceran “Bashki të Forta” zhvilloi ditën e sotme një seancë në formën e workshop-it me të gjithë partnerët dhe donatorët për fazën e dytë të implementimit.
ShKQSh mori pjesë aktivisht në këtë takim me propozime dhe diskutime konkrete. Drejtoresha Ekzekutive Zj.Matilda Hamzallari shprehu vlerësimin për bashkëpunimin me partnerët zvicerane dhe foli mbi rezulatet dhe rolin e shoqatës dhe të 12-të Qarqeve të Shqipërisë për rritjen dhe forcimit e rolit të Këshillave Vendorë në territor.
Shoqata mori vlerësimin e aktorëve të pranishëm për avancimin e axhendës së përbashkët me projektin “Bashki të Forta”.
Në veçanti u nënvizua arritja me e fundit e Shoqatës me propozimin për perfshirjen e Këshillave Vendorë në Udhëzimin e PBA-së nr. 8 datë 28.02.2022.
Gjithashtu Shoqata ka mirëpritur rolin bashkëpunues të shoqatave vendore.