Sot bëhen 78 vjet nga operacioni i 4 Shkurtit, i quajtur “Masakra e 4 Shkurtit” të vitit 1944, në të cilën u pushkatuan dhe u mbyllën në kampet e përqëndrimit shumë persona.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, sëbashku me Nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Z. Andi Seferi, prefektin e Qarkut Tiranë, Z. Afrim Qëndro dhe shumë antarë të organizatave dhe shoqatave të veteranëve të Shqipërisë kryen homazhe në nderim të tyre.
Skulptori i madh Muntaz Dhrami, po e përjetëson këtë ngjarje në një memorial duke hedhur themelet e para të Memorialit në nderim të tyre dhe presim përfundimin e tij shumë shpejt.