Mbështetur në Ligjin nr.121/2016 datë 24.11.2016 “Për shërbime e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”, në Ligjin nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” gjatë vitit 2021 Këshilli i Qarkut Tiranë në bashkëpunim me organizata të cilat ofrojnë shërbime në fushën e kujdesit shoqëror kanë zbatuar me sukses 4 projekte të mbështetura financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Këshillit të Qarkut Tiranë si më poshtë:
1-Projekti: “Asistencë për riintegrimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”, zbatuar nga organizata “Të ndryshëm të barabartë”.
2-Projekti “Ofrimi i shërbimit të karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuara”, zbatuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara
3-Projekti “Ofrimi i dhënies së shërbimeve për viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri”, zbatuar nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.
4-Projekti “ALO 116 111 një mekanizëm kryesor në raportimin e dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve ”, zbatuar nga Linja e Kombëtare e Telefonit për Fëmijë në Shqipëri.