Agrobiznes

Qarku i Tiranes ka nen juridiksionin e saj rrethin e Tiranes dhe ate te Kavajes. Ky qark perbehet nga 5 bashki, ku bashkia Tirane ka nen juridiksionin e saj 24 njesi administrative  ne perberje te te cilave jane 243 fshatra.. Madhesia mesatare e nje ferme eshte 1.28 ha.
Qarku i Tiranes disponon rreth 99959 ha, prej te cilave toke bujqesore 49481 ha, pyje 44464 ha dhe kullota 610 ha.
Perdorimi i tokes bujqesore: siperfaqe e mbjelle me drithera buke 7940 ha, perime 4741 ha, foragjere 18081 ha, patate 738 ha , fasule 1723 ha, dru frutore 6208 ha.
Mbarshtimi blegtoral:
gjethe 50142 krere, te leshta 67668 krere, te dhirta 39529 krere, nje thundrak 4175 krere, derra 2390 krere, shpende 769000 krere, blete 21128 koshere. Prioritet per token bujqesore dhe perdorimin e saj ne Qarkun e Tiranes eshte permiresimi i ndjeshem i menaxhimit si komponent baze i zhvillimit te qendrueshem bujqesor. Rritja e siperfaqes nen kulturore, ulje e siperfaqes djerre dhe zbatim i teknologjive bashkekohore.
Prodhimi bujqesor ka permiresim te struktures, rendimentit dhe te ardhurave. Ne vitin 2012 ishin 802.500 rrenje peme frutore, nga te cilat u moren 13.200 ton fruta ne shkalle qarku. 697 mije rrenje ulliri nga te cilat u moren 10700 ton ullinj. Mbi 200 ha vreshta te reja u realizuan deri ne fund te 2012. Prodhimi i dritherave dhe i perimeve si rezultat i rritjes se rendimentit ne saj te aplikimit te teknologjive dhe imputeve bashkohore eshte rritur me 15 dhe 5%. Po ashtu dhe sektori i agroindustrise ka dhene inpaktin e saj. Numerohen 623 subjekte dhe 3644 te punesuar. Aktualisht ne shkalle qarku ushtrojne aktivitet ligjor 114 njesi te perpunimit te qumeshtit si dhe 55 fabrika te perpunimit te ullirit per vajra.
Eksporti eshte nje faktor kyc ne prodhimin bujqesor e natyror. Ne vitin 2012 prodhimet bujqesore si perime (domate, kastravec, mandarina, patate etj) fidan, bime medicinale u tregtuan ne disa vende te BE, Rusi, Zvicer e Kosove ne sasi te konsiderueshme.