Në datat 14 dhe 15 Dhjetor u zhvillua Trajnimi i Trajnereve për zhvillimin e kapaciteteve të anëtarëve të Këshillit Konsultativ, në kuadër të projektit “Asistenca Teknike e Këshillit Konsultativ midis Qeverisë Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore”
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Europian në Shqipëri dhe të zbatuar nga Instituti i Kërkimeve Urbane në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe ASPA-Shkolla Shqiptare e Administrates Publike (ASPA) prej shtatorit 2020.
Ditën e parë takimi u çel me një panel diskutimi që përbëhej nga Z.Aldrin Dalipi, bashkëkryetar i Këshillit Konsultativ dhe kryetar i Qarkut Tiranë, nga Znj.Kleopatra Maliqi, Drejtor i Shkollës Shqiptare të Administratë Publike, Orlando Fusco, Menaxher i Programit për Qeverisjen e mirë, Delegacioni i Bashkimit Evropian, si dhe drejtues të Institutit të Kërkimeve Urbane dhe Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore.
Z.Dalipi vlerësoi punën e përbashkët me aktorë të tjerë institucional për të forcuar kapacitetet e Këshillit Konsultativi si një platforme funksionale për demokracinë vendore, dialogun mes nivele të qeverisjes qendrore dhe vendore, deçentralizimin etj.
Më pas takimi vazhdoi me trajnimin e trajnerëve nëpërmjet metodave dhe aktiviteteve interaktive.
Ditën e dytë, takimi u çel me një panel diskutimi që përbëhej nga Znj.Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive të Shoqatës Për Autonomi Vendore, Z.Fran Brahimi, Drejtor i Financave Vendore nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Z.Edlir Vokopola, drejtues i Institutit të Kërkimeve Urbane.
Në takimin e ditës së dytë u diskutuan:
- Kuadri Ligjor i Vetëqeverisjes Vendore dhe Rolet e Institucioneve në Decentralizim
- Efektet Financiare mbi Qeverinë Vendore të një projekt-akti ligjor
- Procesi i Integrimit në Bashkimin Evropian, Transpozimi i acquis së BE-së dhe Vetëqeverisja
Vendore
Në përfundim të trajnimit dyditor, pjesëmarrësit bëhen pjesë e grupit të trajnerëve që do të planifikojnë, organizojnë, ofrojnë dhe vlerësojnë trajnimin për aktorët e Këshilli Konsultativ Qeverisje Qendrore-Vendore