Rëndësia e angazhimit të të rinjve njihet në Traktatet Evropiane dhe në një sërë dokumentesh dhe deklaratash politike që u bëjnë thirrje të rinjve të luajnë një rol udhëheqës dhe aktiv në ndërtimin e së ardhmes së Bashkimit Evropian.
Projekti Youth4Cohesion u siguron të rinjve të zones Adriatiko Joniane burimet e nevojshme për t’iu përgjigjur kësaj thirrjeje.
Webinari i Y4C me temë “Një Evropë më afër qytetarëve” do t’i stimulojë ata të diskutojnë se si të rifillojnë vlerat themelore të BE-së për një integrim të plotë në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Një seancë debati do t’i shohë ata të përfshirë aktivisht në diskutimin e së ardhmes së BE-së.
Konferenca Përfundimtare online e datës 20 Dhjetor do të ofrojë dëshmi të rezultateve të projektit dhe do të jetë një rast për të eksploruar zhvillime të reja të mundshme për angazhimin e vazhdueshëm të të rinjve në zonën e Adriatikut dhe Jonit.