Qarku Tiranë ishte pjesëmarrës i Konferencës Kombëtare “Nxitja e Integritetit në nivel lokal në Shqipëri”.
Kjo konferencë u zhvillua në formatin hibrid nëpërmjet platformës ZOOM, në qytetin e Vlorës, e cila u organizua nga qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe rrjeti “Përballja e Ofertave Politike (POP)”, në bashkëpunim me Ambasadën e Suedisë në Tiranë, mbështetur nga Olof Palme International Center.
Fjalën hapëse dhe përshëndetësë e mbajti, ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Znj.Elsa Hastad, nga ku dha lajmin e mirë që qeveria e Suedisë do të mbështësë Shqipërinë edhe për 7 vitë të tjera.
Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues nga 12 Bashkitë ku rrjeti POP ka zhvilluar aktivitetet e saj në kuadër te Kontratës Sociale, të cilat ishin Tirana, Durrësi, Puka, Kukësi, Vlora, Fieri, Pogradeci, Kamza, Shkodra, Elbasani, Vau i Dejës dhe Korça.
Qëllimi i kësaj konference ishtë diskutimi me përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe medias mbi rëndësinë e integritetit në lidership për të rritur besimin e publikut.
Aty u ndanë përvojat më të mira të bashkëpunimit dhe metodologjisë të rrjetit “Përballja e Ofertave Politike “ me përfaqësues të pushtetit vendor.