Shoqata e Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë mori pjesë në seancën dëgjimore mbi projekt ligjin e buxhetit të vitit 2022 të Kuvendit të Shqiperisë ku u diskutuan çështje të ndryshme mbi buxhetet e njësive vendore dhe impakti që sjellin në sherbimet e ofruara nga ato njësi, emergjencat civile si dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve.
Shoqata në vijim do të jetë pjesë e dëgjesave të posaçme që do të zhvillohen mbi çështje konkrete të projekt ligjit të buxhetit.