Me mbeshtetjen e iniciativës Al-NURECC PLUS dhe organizatorit kryesor Eurorajonit Adriatik-Jonian, më datë 26 Tetor 2021 u mbajt eventi online i Asamblesë të 18-të të Përgjithshme të Eurorajonit Adriatik-Jonian.
Presidenti i Rajonit Adriatik-Jonian, Z.Nikola Dobroslavic mirëpriti pjesëmarrësit me një fjalim përshëndetes mbi rëndësinë e zhvillimit të këtij eventi.
Ky event online u fokusua në çështjet statutore, rëndësinë e promovimit të Ekonomisë Qarkulluese në Rajonin Adriatik-Jonian dhe rolin e të rinjëve duke mbështetur Organizatat Rinore të 9 vëndeve të EUSAIR, Forumin e dytë të Organizatave Rinore Adriatiko-Joniane.
Konferenca e nivelit të lartë mbi ekonominë qarkulluese u fokusua në sfidat dhe prioritetet e një tranzicioni efikas drejt zhvillimit inovativ, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për Rajonin Adriatiko-Jonian.
Forumi I dytë i Organizatave Rinore të Adriatio-Joniane është një platformë e shkëlqyer për mundësinë e takimit të të rinjëve me palët e interesuara të EUSAIR, dukë krijuar një rrjet të përbashkët për mundësitë e ardhshme të promovuara nga Al-NURECC PLUS, sic janë Fondet per Industrite creative dhe kulturore, shkollat verore për Zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e turizmit.
Pjesëmarrës në këtë event ishte dhe Qarku Tiranë, me përfaqësues kryetarin e saj Z.Aldrin Dalipi, i cili mban pozicionin e Zv.Presidentit të Eurorajonit Adriatik-Jonian.