Asambleja e 18-të e Përgjithshme e Eurorajonit Adriatik-Jonian do të mbahet on-line më 26 tetor 2021 nga ora 09:00 deri në 10:45.
Asambleja do të fokusohet në çështjet statutore dhe do të pasohet nga dy evente tematike të organizuara me mbështetjen e Iniciativës AI-NURECC PLUS.
Një Konferencë e Nivelit të Lartë mbi Ekonominë Rrethore (nga ora 11:00 deri në 13:00) dhe një event qe mbeshtet Organizatave Rinore të 9 vendeve të EUSAIR, Forumi i dytë i Organizatave Rinore Adriatiko- Joniane (nga ora 15:30 deri në 18:00).
Në Eurorajonin Adriatiko–Jonian, aktualisht Kryetari i Këshillit i Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi mban pozicionin si Zëvendës President sëbashku me Presidentin e Rajonit të Abruzos në Itali z.Marco Marsilio. Kryesia e organizatës përfaqesohet nga z.Nikola Dobroslavic i cili mban dhe pozicionin si President i Rajonit Dubrovnik- Neretva në Kroaci.