Në kuadër të projektit “Rritja e efektivitet të sistemit të mbrojtjes për një përgjigje sa më të mirë ndaj viktimave të trafikimit në Shqipëri” financuar nga PORTICUS dhe zbatuar nga Qëndra Psiko-Sociale “Vatra” dhe Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave, u zhvillua trajnimi me temë: “Njohja dhe zbatimi i të drejtave të viktimave të trafikimit/viktimave të mundshme të trafikimit, identifikimi dhe mbrojtja e tyre nga aktorët anti-trafikim”.
Ky projekt do të zbatohet në 12 Qarqet e vëndit dhe ka për qëllim rritjen te kapaciteve të institucioneve përgjegjëse për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.
Në trajnim morën pjesë pjesë përfaqësues nga Qarku Tiranë dhe punonjës të Shërbimit Social Shtetëror, të inspektoriatit të punës, punonjës të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, administratorë socialë në Bashki etj.