DM Solutions bëri prezantimin e aplikacionit “Shqiperia 24” të zhvilluar nga ana e tyre, si një platformë e menaxhimit ë komunikimit midis qeverisë lokale dhe qytetarëve të saj.
Ky aplikacion ndihmon qeveritë lokale për të komunikuar dhe për tu lidhur me qytetarët sidomos në çështjen e menaxhimit të krizave dhe katastrofave duke mundësuar kështu shpëtimin e shumë jetëve.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Komisionit të Emergjencave Civile të institucionit të Këshillit të Qarkut Tiranë si dhe përfaqësues nga pushteti vendor.