Përfaqësuesit e Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë të ftuar nga Programi i Zhvillimit Rajonal në Shqipëri (RDPA morën pjesë në aktivitetin e shpalljes së Skemës së dytë të Grantit që përqendrohet në zhvillimin rajonal dhe kohezionin.
Skema e Grantit është përgatitur në përputhje me “Programin për Zhvillimin e Integruar dhe të Qëndrueshëm të 100+ Fshatrave të Shqipërisë 2022-2026” pasi objektivat e programit “100 fshatra” kontribuojnë në objektivat e RDPA.
Fusha dhe natyra e Skemës së dytë të Grantit për Zhvillimin dhe Kohezionin Rajonal do të përqendrohet në dimensionet e zhvillimit rajonal dhe inkurajimin e institucioneve dhe partnerëve për të bashkëpunuar përmes projekteve ndër-komunale dhe / ose projekteve me një ndikim të qartë të zhvillimit rajonal.