Drejtori i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës së Këshillit të Qarkut Tiranë Z.Gani Shehi zhvilloi një takim institucional me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Z.Artan Lame pranë zyrave të AShK-së. Gjithashtu në takim mori pjesë dhe Prefekti i Qarkut Tiranë Z.Mersin Murataj.
Bashkëbiseduesit diskutuan mbi zbatimin e detyrimeve që parashikohen nga ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” për përfundimin e proceseve kalimtare administrativo-ligjore, të regjistrimit të titujve të pronësisë për pasuritë e paluajtshme në pronësi shtetërore dhe private, si dhe të inventarizimit, transferimit, trajtimit dhe regjistrimit përfundimtar të tyre. Po ashtu, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit nderistitucional, veçanërisht me atë të pushtetit vendor.