U zhvillua tryeza kombëtare: “Tërmeti dhe Rimëkëmbja” ku u diskutua për rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.
Në këtë tryezë Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim” dhe organizata të tjera të shoqërisë civile prezantuan gjetjet nga monitorimi në disa njësi administrative pilot, në Bashkinë Durrës, në lidhje me procesin e rindërtimit pas tërmetit dhe situatën social – ekonomike të qytetarëve.
Tryeza u organizua në kuadër të projektit: “Forcimi i kapaciteteve të njësive të vetqeverisjes vendore dhe monitorimi i veprimeve të tyre në lidhje me ndihmën ndërkombëtare për rimëkëmbjen e familjeve pas tërmetit”. Projekti është realizuar me fondet e Ambasadës së Suedisë në Shqipëri përmes organizatës “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” – AWEN.