Me rastin e 108-Vjetorit të krijimit të Policisë Shqiptare në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë u zhvillua një ceremoni, ku pjesëmarrës ishin Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë z.Aldrin Dalipi ,Kryetari i Bashkisë Tiranë z.Erion Veliaj, Prefekti i Qarkut Tirane z.Toni Gogu si dhe drejtues të Policisë.
Gjatë fjalës së rastit zoti Dalipi tha se kjo ishte një ditë falenderimi dhe respekti për të gjithë sakrificën e tyre të jashtëzakonshme. Shumë nga skuadrat e policisë në Rrogozhinë, Kavajë, Kamëz,Vorë dhe natyrisht sfida me e madhe është Tirana ku çdo minutë përballon sfida të jashtëzakonshme.
Gjithashtu gjatë zhvillimit të ceremonisë u vlerësua me “Certifikatën për Shërbime të Dalluara” një punonjës policie pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Kreu i Qarkut Tiranë z. Dalipi uroi nepërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku u shpreh” Gëzuar 108-vjetorin e Policisë së Shtetit! Mirënjohës për secilin prej jush, që ndihmoni çdo ditë që qyteti të jetë më i sigurt dhe na jepni pa kursim dorën në rastet e emergjencave, si pandemia apo tërmeti. Faleminderit!”