Kavaja kremtoi 76-vjetorin e çlirimit nga pushuesit nazi-fashistë. Së bashku me veteranë, drejtues të pushtetit vendor, të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali, Kryetari i Bashkisë Tiranës, z.Erion Veliaj, Prefekti i Qarkut Tiranë, z.Toni Gogu si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z.Aldrin Dalipi.
Më poshtë fjala e Kryetarit te Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi:
“Të nderuar e të dashur veteranë, e pasardhës! Ne ditën e 76 vjetorit të çlirimit të Kavajës përulemi me respekt e nderim përpara veprës të të gjithe familjeve kavajëse,bijave e bijve të kësaj toke që u rreshtuan në betejën dhe aleancën për lirinë e atdheut! Patriotet e Kavajës në shekuj janë rreshtuar përherë për të mbrojtur trojet shqiptare nga veriu në jug duke u shquar në betejat historike!
Ndaj dita e sotme është një mesazh i rëndësishëm për të mos harruar kurrë nga vijmë e ku shkojmë dhe sot më shumë se kurrë për të qënë në aleancën e progresit dhe ndryshimit sëbashku, pavarësisht sfidave të vështira që po kalojmë! Tirana e Kavaja ecin krah per krah si shembuj të jashtëzakonshem të modernizimit!
Kryebashkiaku i Kavajes Redi ndjek hap pas hapi modelin frymezues të punës të kryetarit të bashkisë së Tiranës që e falenderoj në veçanti për kujdesin e posaçëm për organizimin e sotëm! Ndërsa bashkë me mikun tone prefektin e Tiranës Toni Gogun do vazhdojmë ti bashkohemi përpjekjeve tuaja transformuese!
Kjo ishte endrra e atyre qe luftuan dhe sakrifikuan për lirine, për ta parë Kavajen e Shqiperinë zonjë! Mirënjohje nga zemra!
Faleminderit!”
© 2022 Created by AppAlbania