Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi sëbashku me Zëvendësministren e Brendshme znj. Romina Kuko drejtuan mbledhjen e Këshillit Konsultativ online, ku mirëpriten fjalën e Ministres së Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj për projekt buxhetin vendor 2021, me praninë e aktorëve nga qeveria qendrore, vetëqeverisja vendore, shoqatat e bashkive dhe qarqeve.
Z. Dalipi u shpreh në fjalën e tij se “Hapja e procesit të konsultimit për projekt- buxhetin vendor 2021, në vijim të reformës së financave publike vendore, është padyshim një nga hapat e rëndësishme të këtij procesi për të gjithë ne, qe i shërbejnë një vendimmarrje transparente.” Gjithashtu theksoi përpjekjen për të parashikuar më thellësisht menaxhimin vendor të emergjencave civile në këtë projektbuxhet.
Këshilli Konsultativ aktualisht zhvilloi aktivitetin e tij nën mbështetjen e një projekti të rendësishëm të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.