Ditën e enjte u zhvillua takimi online mbi temën “Qytetaret e rinj te Mesdheut” AJCM ku kishte përfaqësi dhe nga Qarku i Tiranës.
Takimi online fillimisht ishte informues mbi AJCM dhe qëllimet e saj. AJCM ka lindur nga një nevojë në rritje te dialogut midis të rinjve Mesdhetarë nga njëra anë, dhe midis këtyre të rinjve dhe vendimmarrësve publik nga ana tjetër.
Qëllimi i këtij projekti është të sigurojë një hapësirë për dialog dhe konsultime qytetare për të rinjtë mesdhetarë rreth temave të ekologjisë, angazhimit qytetar, ekonomisë rrethore, eko-zhvillimit dhe identitetit mesdhetar dhe evropian.
Gjatë takimeve të ndryshme, këta të rinj angazhohen si aktorë qytetarë të Mesdheut, mbajnë vlera solidariteti dhe shkëmbimi dhe propozojnë nisma të bashkërenduara për të vepruar kolektivisht.
Për tu mbështetur angazhimi qytetar, organizohen Workshop-e ndërgjegjësuese rreth këtyre temave dhe vlerësohen nismat e strukturave partnere. Ne workshop-in online morën pjese përfaqësues nga organizata rinore si dhe institucioneve shtetërore nga Rajone te Mesdheut si Italia, Franca, Algjeria, Egjipti, Spanja dhe Tunizia.
Gjate takimit u diskutuan ide per projekte, intervista apo workshop-e për aktivitetin pasues online ne datat 6-8 Qershor 2020. Ide duhet te bazohen ne temat si mjedisi, barazia gjinore dhe lëvizshmëria e mobilitetit.