U zhvillua në qytetin e Beratit workshop-i mbi vlerësimin e draft-rregullores “Për peticionet, ankesat, kërkesat dhe nismat qytetare”.
Në takim morën pjesë të zgjedhur lokalë nga Këshilli i Qarkut Berat, Këshilli i Qarkut Durrës dhe Këshilli i Qarkut Lezhë.
Drafti i rregullores ishte përgatitur nga ekspertët e projektit Bashki të Forta.
Ishin të pranishëm z. Valbona Karakaçi si edhe koordinatorët e qarqeve respektive për këtë projekt. Vërejtjet, sugjerimet, propozimet do të reflektohen në draft të përfaqësuesit e projektit Bashki të Forta, hartuesit e draftit dhe SHKQSH.
Në fund, dokumenti përfundimtar do të jetë punë e përbashkët e AMVV dhe SHKQSH.