U zhvillua në qytetin e Gjirokastrës workshop-i mbi vlerësimin e draft-rregullores “Për peticionet, ankesat, kërkesat dhe nismat qytetare”.
Takimi u moderua nga drejtoresha e Shoqatës znj.Elidiana Canaj si dhe morën pjesë të zgjedhur lokalë nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër, Këshilli i Qarkut Vlorë dhe Këshilli i Qarkut Fier.
Drafti i rregullores ishte përgatitur nga ekspertët e projektit Bashki të Forta. Ishin të pranishëm z. Fatlum Nurja si edhe koordinatorët e qarqeve respektive për këtë projekt.
Vërejtjet, sugjerimet, propozimet do të reflektohen në draft te përfaqësuesit e projektit Bashki të Forta, hartuesit e draftit dhe SHKQSH.
Në fund, dokumenti përfundimtar do të jetë punë e përbashkët e AMVV dhe SHKQSH.
Ndërkohë takimi i radhës do të jetë në Qarkun e Beratit në ditët në vijim mbi të njëjtën tematikë.