Kreu i Këshillit të Qarkut Tiranë , Aldrin Dalipi vizitoi sot Bashkinë Vorë, ku mori pjesë në mbledhjen e shtabit vendor të emergjencave civile ndërkohë sëbashku me ekspertë zviceranë të emergjencave ndoqën organizimin e punës për qendrën e re të pritjes ku do strehohen qytetarët e prekur nga tërmeti.
Bazuar në kushtet e vështira të motit, pritet të ketë reshje dhe qendra e re do të jetë më e sigurtë për banorët.