Mbrëmjen e djeshme, Këshilli i Qarkut Gjirokastër me kryetare znj. Lindita Rova së bashku me Kryetarin e Këshillit të Qarkut Tiranë z. Aldrin Dalipi i dorëzuan ndihmat e mbledhura nga shkollat, sipërmarrja, qytetarët si dhe Këshilli i Qarkut Gjitokastër, Bashkisë Kavajë në qendrën e emergjencave ne prani te Kryebashkiakut kavajas Redjan Krali.
z. Dalipi shprehu nëpërmjet rrjeteve sociale falënderim për solidaritetin e treguar në këto momente të vështira të krijuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019.
Kavaja ashtu si dhe qytete të tjera pati dëmtime të konsiderueshme nga tërmeti dhe nevoja për ndihma dhe sidomos për solidaritet njerëzor është më i domosdoshëm se kurrë.