Kjo e hënë shënoi nisjen e vitit të ri shkollor për sistemin parauniversitar.
Nxënësit nga klasa e parë në të 12 nisën sot një vit të ri përpjekjesh në rrugën e dijes.
Në të gjitha shkollat e qarkut Tiranë që përfshin bashkinë e kryeqytetit, Kamzës, Vorës, Rrogozhinës dhe Kavajës nxënësit janë ulur në banka për vitin e ri shkollor.
Drejtuesi i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi ishte i pranishëm në shkollën “Sabaudin Gabrani” në kryeqytet ku uroi fëmijët për një vit mbarë shkollor.
Në një video-mesazh në rrjetet social ai u shpreh “Nga shkolla “Sabaudin Gabrani” që është një shkollë e rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës, u urojmë gjithë nxënësve dhe prindërve një vit të mbarë dhe te suksesshëm”.
Po ashtu nënkryetarja e Qarkut, Nertila Ndreu ishte në shkollën 9-vjeçare “Halit Çoka” në Bathore që i përket bashkisë Kamzë, nga ku uroi të gjithë fëmijë për vitin e ri shkollor.
Në të gjithë qarkun e Tiranës ky vit shkollor ka nisur me një angazhim maksimal nga pushteti vendor që nxënësit të kenë kushte sa më optimale për zhvillimin e procesit mësimor.