Këshilltarët e Qarkut që përfaqësojnë Kamzës me kreun e institucionit vlerësojnë punën për vitin e ri shkollor
Në vigjilje të nisjes së vitit të ri shkollor kryetari i Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi vizitoi shkollën 9-vjeçare “Hilary Clinton” në Kamzë.
Ai pa nga afër masat që ka marr pushteti vendor për nisjen normalisht të vitit të ri mësimor.
Zoti Dalipi vlerësoi punën e bërë nga kryebashkiaku i ri për përmirësimin e infrastrukturës shkollore.
Në një prononcim për mediat ai tha se kemi rritje të investimeve në infrastrukturë.
“Ka një ndryshim shumë të dukshëm nga e kaluara, sepse sivjet është bashkia që ka bërë punën dhe gjithë infrastrukturën shkollore, ndryshe nga vitet e mëparshme kur kanë qenë mësuesit që kanë kontribuuar për të lyer shkollën dhe për ta mirëmbajtur,” u shpreh kryetari i Qarkut Tiranë.
Kryetari i Qarkut shoqërohej në takim nga nënkryetarja e këtij institucioni, Nertila Ndreu dhe këshilltarë të Kamzës që janë pjesë e Këshillit të Qarkut të Tiranës.
Viti ri mësimor nis të hënën më 16 shtator, ndërsa në qarkun e Tiranës janë marrë masa për sa i përket sigurisë në shkolla, por dhe kontrollit të qarkullimit rrugor.
http://www.oranews.tv/article/sezoni-i-ri-shkollor-dalipi-inspektim-ne-shkollat-e-kamezs