Organizohet mbledhja e dytë e Grupit Tematik të Decentralizimit (GTD) nga Ministria e Brendshme, si institucioni përgjegjës i çështjeve vendore dhe decentralizimit, në bashkëpunim me Departamentin e Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri më 18 Korrik 2019.
Qëllimi i mbledhjes ishte që në kuadër të funksionimit, zbatimit dhe monitorimit të politikave për mirëqeverisje dhe administrimit publik, e më konkretisht lidhur me Strategjinë Kombëtare Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore (SKNDQV), të diskutohen çështje të lidhura me: diskutimin e prioriteteve të kuadrit strategjik të SKNDQV, përditësimin e Planit të Veprimit të SKNDQV si dhe nevojën për bashkëpunim dhe koordinim lidhur me mbështetjen e procesit të decentralizimit në Shqipëri.
Në takim morën pjese zv. Kryetarja e Keshillit te Qarkut Tirane zj. Bora Panajoti si dhe Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë znj. Elidiana Canaj.
Znj. Canaj shprehu falënderimet për mbarëvajtje në angazhimet për procesin e decentralizimit, duke vlerësuar angazhimin e AMVV për rishikimin dhe realizimin e funksioneve të Këshillit të Qarkut si institucion vendimmarrës i nivelit të dytë është normale që bashkitë dhe qarqet të kenë të përcaktuara qartë funksionet e tyre si dy nivele qeverisjeje komplementare.
Nga sugjerimi i bëre nga zv.Ministrja e Brendshme znj. Romina Kuko e cila drejtoi mbledhjen, për nevojën e përgatitjes së një harte mbi gjendjen dhe nevojat e bashkive në funksion të përcaktimit saktë të donacioneve dhe mbështetjes edhe nga partnerët znj.Canaj sugjeroi për përcaktimin e standardeve për të kërkuar të dhëna mbi gjendjen dhe nevojat e bashkive dhe, çdo këshill qarku të angazhohet me grumbullimin e këtyre treguesve dhe të bëhej harta në çdo qark për ato bashki që përfshihen në territorin e qarkut.
Në këtë mënyrë bashkitë edhe vetë qarqet do të nxiten e do të mund të arrijnë të marrin nisma propozimi për akte n/ligjore apo edhe ligjore si kontributore në procesin e decentralizimit.
Zj. Kuko mbështeti duke theksuar që Sh.K.Q.SH. tashmë është pjesë e Këshillit Konsultativ dhe në rolin e bashkëkryesuesit z.Aldrin Dalipi Kryetari i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë.