Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit tëQarkut Tiranë organizoi një takim me Drejtorinë e Zhvillimit Rural në Bashkinë e Tiranës dhe specialistët ZMAT-ve në NjësitëAdministrative.
Shkak i këtij takimi u bënëproblemet dhe shqetësimet që kanë dalë në lidhje me marrëdhëniet ndërinstitucionale në drejtim të menaxhimit dhe mbrojtjes sëtokës.
Qëllimi i takimit ishte arritja e dokumentimit të saktë të tokës në të gjitha kategoritë e saj, si tokën bujqësore në pronësi private, atë në pronësi shtetërore, tokën pyjore dhe resurset e tjera.
U diskutua për të pasur një dokumentacion unik për të gjithë kategoritë e tokës me qëllim që këto resurse të rrisin të ardhurat si për privatin edhe për shtetin, por ti shërbejëedhe investitorëve të mundshëm në territorin e Qarkut tëTiranës.
Takimi i u organizua nga DAMT dhe në përfundim u vendos që të zhvillohet edhe takime të tjera në bashkitë e Kavajës, Vorës dhe Kamzës.