Eurorajoni Adriatiko-Jonian vlerëson hapat e Qarkut të Tiranës në bashkëpunimin me rajonet kroate.
Në faqen e vetë zyrtare Eurorajoni i ka dhënë vëmendje çështjeve të trajtuara nga Kryetari Qarkut të Tiranës me ambasadoren e Kroacisë në Tiranë.
Në veçanti është vlerësuar dhe ideja për projektin e përbashkët të shkollës profesionale Adriatiko-Joniane në fushën e turizmit, shërbimeve që do të ndihmonin në shkëmbimin e eksperiencave dhe rritjen e cilësisë tek të rinjtë tanë.