Qarku i Tiranës ka 183 monumente kulture të shpallura, prej të cilave, 168 ndodhen në rrethin e Tiranës dhe 15 në rrethin e Kavajës. Trashëgimia kulturore e Qarkut Tiranë është shumë e larmishme. Nëse i referohemi rrethit të Tiranës, mjafton të përmendim zbulimet arkeologjike, për të kuptuar vlerat kulturore të këtij rrethi. Copa enësh prej balte, eshtra njerëzish, vegla pune etj, të gjetura në shpellën e Pëllumbasit, në rrëzë të malit të Dajtit, vërtetojnë epokën prehistorike të këtij rajoni.
Për periudhën kohore deri në mesjetë, zbulimet e tjera, si dëshmi të lashta të kësaj treve, që fillojnë prej mozaikëve të një dyshemeje e deri tek ato të kohëve të sotshme, siç ishin zbulimet tek kalaja e Tiranës etj, janë vlerësuar si ndërtime të shekullit 2-3 të erës sonë, çka do të thotë se i përkasin mbarimit të periudhës romake.
Ndërsa rrethi i Kavajës, është një pjesë e rëndësishme e Ultësirës Bregdetare Shqiptare. Ajo ka qenë qendër e banuar që para erës së re, çka dëshmohet nga zbulimet arkeologjike.
Rrethi Tiranë
Kështjella e Petrelës. Kjo kala gjendet në territorin administrativ të Petrelës, 18 km larg qytetit të Tiranës.Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmborenë juglindje të fushës së Tiranës, sipërfshatit me të njëjtin emër. Ajo ka një trajtëtrekëndore me dy kulla vrojtuese.
Ndërtimi i pare i përket periudhës sëantikitetit, ndërsa forma e sotme i datonshekullit të XV . Kalaja e Petrelës konsiderohej si një pikë strategjike , pasiprej andej kryqëzohej rruga që vinte ngaKruja nëpër fushën e Tiranës dhe rruga që vinte nga Durrësi nëpërmjet rrjedhëssë Erzenit, me rrugën për në Elbasan, nëpërmjet Qafës së Krrabës. Kjo kala gjithashtu, bënte pjesë në sistemin sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës.
Sot në kalanë e Petrelës ekzistojnë disa pika shërbimi si; restorante, bar – kafe, hotele etj dhe shërben si një pikë turistike atraktive jo vetëm për kryeqytetasit, por është edhe pjesë e itinerareve turistike për turistët e huaj që vizitojnë Tiranën. Është shpallur monument kulture.
Kalaja e Dorësit
Kjo kala është ndërtuar mbi një kodër të pjerrët me sipërfaqeshkëmbore në afërsi të Tiranës,në fshatin kodrinor Dorz,Pezë. Gati gjysma e saj (ana lindore dhe jugore) është e rrethuar me mur, kurse pjesat jetër (ana veriore dhe perëndimore) e fortifikimit është e mbrojtur nga shkëmbi natyral. Në fakt mendohet se është një qytezë ilire, emri i së cilës ende nuk dihet. Nga muret rrethuese të kështjellës dallohen 4 faza, ku faza e parë i përket periudhës së hekurit, ndërsa faza e fundit i përket antikitetit të vonë. Duhet theksuar se Kalaja e Dorzit, gjatë periudhës së antikitetit të vonë, kontrollonte rrugën që të nxirrte ngaLugina e Pezës në Peqin, duke u shndërruar në një pikë të rëndësishme të mbrojtjes së Durrësit. Gjithashtu, këto lloj vendbanimesh të fortifikuara shërbenin për mbrojtjen e të gjithë banorëve të zonës, në rast sulmi nga fise të tjera. Është shpallur monument kulture.
Kalaja e Prezës
Kjo kala ndodhet mbi pjesën më të lartë të vargut kodrinor që kufizon fushën e Tiranës në pjesën veriperëndimore. Ajo është një kështjellë e vogël, e cila ka nisur të rindërtohet në shek e XIV mbi themelet e kalasë antike qyteza e Parthinëve dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV, nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve. Prej aty kontrollohej edhe rruga strategjike, me rëndësi ekonomike dhe ushtarake që lidhte Durrësin me Krujën dhe me Shkodrën.
Njëkohësisht, ajo shërbenteedhe si një pikë komunikimi mes kalave të Durrësit, Krujës dhe Petrelës. Kalaja ngrihej në një zonë të pasur ekonomike, pasi zona lindore e saj ku shtrihej fusha e Tiranës, shquhej për zhvillimin e produkteve bujqësore, ndërsa kodrat që shtriheshin në pjesën veriore dhe perëndimore njiheshin për mbjelljen e ullishtave, vreshtave dhe blegtorisë. Burimi më i vjetër historik që përmendet kjo kala është vepra e Marin Barletit “Historia e Skënderbeut”. Nga ndërtimet brenda kalasë, mund të përmendim një xhami mbi portë, një stere uji në oborrin e kalasë, si dhe kullën e sahatit.
Sot në Kalanë e Prezës janë ngritur njësi shërbimi si restorant dhe bar – kafe, të cilat frekuentohen më së shumti nga turistë dhe qytetarë shqiptarë. Gjithashtu ajo është edhe shumë pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, gjë që përbën një avantazh për këtë destinacion. Është shpallur monument kulture.
Kalaja e Dajtit
Kalaja e Dajtit, gjendet në pjesën perëndimore të malit të Dajtit me një lartësi prej 1200m mbi nivelin e detit nga mund të vrojtohet një territor shumë i gjerë që përfshin fushën e Tiranës, vargjet kodrinore rreth saj e deri në bregdet. Për shkak të relievit kodrinor ku shtrihet kalaja, ajo konsiderohet si një pikë shumë e favorshme për një ndërtim mbrojtës. Nga teknika e ndërtimit dhe ndarja e Akropolit, mendohet që kjo kala të jetë e shek VI. Është shpallur monument kulture dhe bën pjesë në territorin e Dajtit.
Kalaja e Vilës
Ndodhet në malin me të njëjtin emër. Mbi malin e Vilës, përveç mureve rrethuese të një qyteti antik ndodhet “Kalaja e Persqopit”, ku ruhen edhe gjurmët e një fortifikimi të vonë antik. Ky fortifikim daton jo më vonë se shekulli IV ky fakt dëshmohet edhe nga mungesa e materialit arkeologjik pas kësaj periudhe në kalanë e Persqopit dhe sidomos e monedhave. Prej tyre, më të vonat i përkasin shek II-IV të erës sonë. Fortifikimi duhet të ketë shërbyer si vendstrehim për banorët e zonave përreth Petrelës. Gjurmët e jetës në këtë zonë, dëshmohen edhe nga një ujësjellës që e sillte ujin nga burimet e Malit të Vilës. Është shpallur monument kulture dhe bën pjesë në territorin e Petrelës.
Kështjella e Tujanit
Ajo ndodhet pranë fshatit Tujan, mbi një kodër me shpate të pjerrëta që mbyllin luginën e lumit të Tiranës. Prej andej mund të shihet ngushtica që ndan malin e Dajtit nga ai i Brarit, një nga korridoret e rëndësishëmrrugor, nëpërmjet të cilit kalonte rruga për në Dibër. Në anën lindore, ku ndodhet edhe pika më e lartë, gjendet një brez shkëmbor, i cili krijon nga kjo anë një mbrojtje natyrore. Fortifikimi ka formën e një drejtkëndëshi, i cili ndahet në 3 pjesë prej muresh. Nga fragmentet e gjetura dhe teknika e ndërtimit të mureve, kalaja i takon shek.IV-VI të e.s. Është shpallur monument kulture dhe ndodhet në fshatin Tujan, i cili bën pjesë në territorin Petrelës.
Xhamia e Tiranës
Ndodhetnë sheshin Skënderbejdhe njihet ndryshe edheme emrin e ndërtuesit të saj,si xhamia e Et’hem Beut. Sipas mbishkrimeve në ambientet ebrendshme, xhamia ka nisur të ndërtohet nga i ati, Molla Beu në vitin1794 dhe përfundoi në vitin 1823 me tëgjithë pikturat. Ky objekt i hershëm, paraqet një rast tipik të traditës shqiptare në arkitekturën e xhamive. Ajo është gjithashtu një dëshmi e zhvillimit ekonomiko – shoqëror që ekarakterizuan Tiranën gjatë shek XVIIIdhe pjesës së parë të shek XIX.Bukuritëe saj ndikuan në zhvillimet e mëtejshme tëkëtyre lloj monumentesh, siç ishin më pas xhamia e Kavajës dhe ajo e Peqinit. Gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, pjesa e sipërme e minares u shemb, por u rindërtua shumë shpejt me të njëjtin material. Sot, krahas besimtarëve që e frekuentojnë rregullisht, xhamia vizitohet dhe fotografohet pothuajse nga të gjithë turistët e huaj që vizitojnë Tiranën. Është shpallur monument kulture.
Kulla e sahatit
Pas ndërtimit të xhamisë, falë edhe kontributit të qytetarëve, shumë pranë saj u ndërtua edhe kulla e sahatit, një objekt tashmë i njohur në kryeqytet. Kulla, e cila kishte një lartësi prej 30 m, thuajse tashmë dyshekullore, nuk mund të ishte e rastësishme. Prania e saj shpreh dukshëm nivelin ekonomik e kulturor të qytetit, rrënjët e të cilit vinin nga traditat e hershme të tij. Të dy këto objekte të bukura e të rralla për kohën, për të cilët u përdorën gurë të nxjerrë në afërsi të urës së Brarit, e të gdhendur me mjaft mjeshtëri, u bënë simbol i qytetit. Për t’ju përshtatur teknikës bashkëkohore të mekanizmave të sahatit, në vitin 1928, kulla u rikonstruktua në pjesën e sipërme të saj, duke u lartësuar deri në 35m. Është shpallur monument kulture.
Tyrbja e Kapllan Pashës
Ndodhet në afërsi të qendrës së qytetit, aty ku takohen rruga e Sahatit me atë të Elbasanit. Dikur feudalët e mëdhenj e kishin si zakon të ndërtonin një tyrbe. Një ndër to është edhe tyrbja (varri monumental) i Kapllan Pashë Toptanit. Mbi bazamentin në formë trekëndëshe ngrihet një arkadë me kolona guri, ndërsa muratura mbi harkadë përfundon me një kornizë të rrafshët. Tyrbja është ndërtuar me gurë të gdhendur, në fillim të shek XIX. Është shpallur monument kulture.
Tyrbja e Nuses.
Gjendet në fshatin Mullet, pranë kishës së Maxharës. Për këtë monument nuk është bërë ndonjë studim i veçantë, por duke u nisur nga teknika e ndërtimit, mendimi i parë është se daton në shek XIV. Por duke e parë në një tjetër këndvështrim, si dhe nisur nga funksioni i ngjashëm me varret monumentale të periudhës osmane, mendohet se ajo daton në fund të shek XV dhe fillim i shek XVI. Është shpallur monument kulture.
Kisha paleokristiane e Tiranës
Është një ndër monumentet më të vjetër në Tiranë, rrënojat e së cilës janë zbuluar pas punimeve që po kryheshin për ngritjen ebanesave në Lagjen Nr. 9 të kryeqytetit. Është një monument i rrallë që përfaqëson një etapë të hershme të kultit kristian. Dyshemetë janë shtruar me mozaikë, ku mbizotërojnë motivet gjeometrike, zoomorfe, si dhe simbole të kultit të krishterë. Gërmimet e para evidentuan pjesë muresh, si dhe fragmente tjegullash. Gjithashtu, nga gërmimet janë gjetur copëza të ndryshme enësh qeramike, tjegulla e tulla të cilat specialistët mendojnë se i përkasin shek. I pas Krishtit. Siti arkeologjik emërtohet ndryshe edhe me emrin “Mozaiku i Tiranës”. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Pra, kisha mund të datohet si e gjysmës së parë të shek. IV. Është shpallur monument kulture.
Kisha e Maxharës në Mullet
Kjo kishë e rrënuar pothuajse plotësisht ndodhet pranë fshatit Mullet. Rrënojat e saj njihen nga vëndasit me emrin kisha e Maxharës. Teknika e mureve me tulla dhe fakti që kjo kishë është ngritur në një vënd të dukshëm përballë kalasë së Petrelës, gjë që nuk do të lejonte ndërtimin e saj në shekujt e parë të pushtimit turk, i ka shtyrë specialistët të mendojnë se kisha e Maxharës është ndërtuar gjatë shekujve XIII-XIV kur pushtimi turk në Shqipëri nuk ishte konsoliduar ende.
Ura e Tabakëve
Është një urë e ndërtuar prej guri mbi lumin e Lanës në gjysmën e parë të shekullit XVIII nga esnafi i Tabakëve (lëkurëregjës). Ajo lidhte qendrën e qytetit me lagjen e Tabakëve, e cila ishte ngritur në krahun e majtë të Lanës, me Xhaminë e Tabakëve, e cila ndodhet shumë pranë saj dhe më tej me Malësinë e Tiranës. Është shpallur monument kulture.
Kalaja e Tiranës.
Ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë, si: Tirkan (shek IV e.s), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli i Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky toponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë – veriun me jugun si dhe lindjen me perëndimin. Secila nga rrugët e vjetra, para se të hynin në Tiranë dominoheshin nga një kështjellë apo kala.
Rrethi Kavajë
Kështjella e Bashtovës
Kjo kështjellë ndodhet në një terren fushor dhe ndodhet rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin. Ajo që të bie në sy në këtë kështjellë është se ajo ruhet në një gjendje shumë të mirë. Për herë të parë si kështjellë Bashtovën e ndeshim në një hartë të përpiluar në vitin 1521 nga Piri Reiz, si pjesë përbërëse e një manuali, i cili u shërbente detarëve për nevoja praktike. Lidhur me historikun e kësaj kështjelle ka disa thënie, por pohimi i parë i përket udhëtarit turk Evlia Celebiu. Ai thotë se kështjella u themelua nga venedikasit dhe u pushtua nga turqit në kohën kur Sulltan Fatihu ju drejtua Skënderisë Shqiptare (Shkodrës). Ndryshe nga fortifikimet e tjera veneciane, të ndërtuara gjatë fundit të shekullit XIV dhe fillimit të shek XV, si kullat e rrumbullakëta në Durrës, kështjella e Butrintit dhe fortifikimet në Shkodër, këtu nuk është marrë parasysh estetika, por gjithçka i shërbente vetëm mbrojtjes. Është shpallur monument kulture.
Kisha e Çetës
Ndodhet pranë fshatit të ZigXhafajt në veri të Kavajës. Kisha quhet ndryshe e “Shën e Premtes” dhe i përket arkitekturës romaniko-gotike, fakt i cili flet për ndikime rrymash të ndryshme. Koha e ndërtimit të saj, duke u nisur nga rrethanat historike, mendohet të jetë gjysma e dytë e shekullit XIII, kur pas pushtimit Anzhuinët vendosën në Durrës, peshkopatën e tyre. Ky monument kulti që mbrohet nga shteti ka një rëndësi tjetër të veçantë, pasi pjesa e brendshme e tij ka një ikonostas në miniaturë, të pikturuar nga piktori i njohur mesjetar Konstantin Shpataraku në vitin 1768. Është shpallur monument kulture.
Kalaja e Turrrës
Ndodhet pranë liqejve të Kepit të Lagjit, që gjendet midis Durrësit dhe grykës së lumit Shkumbin”. Tek Kepi i Lagjit (Kalaja e Turrës) janë gjetur objekte arkeologjike të dala kryesisht nga varre të shkatërruara gjatë punimeve ushtarake. Nga kërkimet e ekspeditave është vërtetuar se kodra e Kalasë së Turrës kishte gjurmë që tregonim për një banim të lashtë. Aty u gjetën fragmente qeramike të ndryshme nga materiale ndërtimore, si tulla dhe tjegulla, nga një numër varresh të pasura me objekte qeramike të ndryshme, që datojnë për analogji me fundin e shek. V para Krishtit. Nga kjo portë bregdetare, sot janë të ruajtura e të dallueshme shumë mirë, katër blloqe të mëdhenj, të vendosur me radhë pranë njeri tjetrit në drejtim horizontal. Është shpallur monument kulture.
Xhamia Kubelie dhe Kulla e Sahatit.
Ky objekt i kultit mysliman së bashku me Kullën e Sahatit gjenden në qendër të qytetit të Kavajës. Është ndërtuar rreth viteve 1835-1839 dhe njihet me emrin xhamia “kubelie”. Në brendësi të objektit ndodhet salla kryesore e lutjeve dhe elementë të tjerë plotësues tipike për xhamitë e asaj periudhe siç ishin pikturat murale, nga minarja dhe hajatet etj. Kulla e sahatit të qytetit të Kavajës njihet si kulla më e lartë e sahatit në Shqipëri. Edhe ky objekt dallohet për moshën e vjetër të tij rreth 200 vjet më parë. Gjendet pranë xhamisë Kubelie. Është shpallur monument kulture.
https://qarkutirane.gov.al/sites/default/files/BROSHURA%20Qarku%20Tirane-pa%20%20komuna.pdf