Festa e Çlirimit të vendit është përkujtuar nga drejtuesit më të lartë të e shtetit.
Në 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashist, presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministri, Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari, anëtarë të kabinetit të Qeverisë, veteranë të Luftës dhe të tjerë personalitete, zhvilluan homazhe tek varrezat e Dëshmorëve.
Nën ritmet e bandës frymore, krerët e shtetit vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” në nderim të kujtimit të dëshmorëve të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Me rastin e 74-vjetorit të Çlirimit, u zhvilluan një sërë aktivitetesh përkujtimore si dhe vizita në shtëpitë e dëshmorëve të atdheut për të nderuar veprën dhe sakrificat e tyre.