Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me z. Claus Neukirch, kreu i zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ku folën për situatën në qeverisjen vendore në përgjithësi dhe rolin e këshillave vendorë për të forcuar bashkëpunimin mes komunitetit dhe institucioneve vendore.
Gjate takimit u diskutua per zonat periferike të rajoneve qe të zhvillohen nga pikëpamja sociale, ekonomike dhe arsimore, si dhe replikimi i shembujve pozitivë dhe projekteve që japin rezultat për të bërë të mundur avancimin e një territori të shëndetshëm për gjithë qytetarët.
Pikë e rëndësishme ishte dhe ngritja e rolit te delegacionit me përfaqësues të qeverisjes vendore në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.