Me rastin e 10-vjetorit të Eurorajonit Adriatiko-Jonian, Presidentja e Republikës së Kroacisë, znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç priti ditën e hënë 11 Korrik, në ambientet e pallatit presidencial të Kroacisë, Presidentin e EAJ dhe njëkohësisht, Guvernatorin e rajonit të Dubrovnikut, Z. Nikola Dobroslavić, zëvendëspresidentin e EAJ dhe njëkohësisht Presidentin e rajonit Abruzzo, Z.Luciano D’Alfonso, dhe zëvendëspresidentin e EAJ, njëkohësisht dhe kryetarin e Këshillit të Qarkut të Tiranës, Z. Aldrin Dalipi, kryetarin e Qarkut të Istrias, Z.Valter Flego, Z. Nevenko Herceg kryeministër i kantonit Herzegovina-Neretva, dhe kryetarin e Bashkisë së Kotorrit, Z.Aleksandër Stjepčević si dhe sekretarët Z. Francesco Cocco dhe Z.Luka Vidak, sekretariati i EAJ.
Presidenca e Eurorajonit Adriatiko-Jonian i raportoi presidentes Grabar-Kitaroviç për punën e Eurorajonit Adriatiko-Jonian, arritjet në dhjetë vitet e fundit si dhe planet e ardhshme. Ata folën për rëndësinë e përfundimit të korridorit Adriatiko-Jonian dhe ndërtimit dhe përmirësimin teknologjik hekurudhave nga Ravenna në Brindisi, transportin e pasagjerëve dhe mallrave në Adriatik si dhe përmirësimin e cilësisë së ujërave dhe ajrit ne këtë makrorajon.
Përfaqësuesit e Eurorajonit Adriatik-Jonian theksuan se përmirësimi i infrastrukturës është parakusht për zhvillimin e përgjithshëm të zonës Adriatiko-Joniane.
Në përfundim të takimit kryetari i Qarkut Tiranë njëkohësisht zëvendëspresident i Eurorajonit Adriatiko Jonian u shpreh në rrjetet sociale se “Eurorajoni Adriatiko-Jonian është një model integrimi mes njësive të qeverisjes vendore” dhe vlerësoi maksimalisht mbështetjen e Presidentes së Kroacisë, znj.Kolinda Grabar-Kitaroviç e në krijimit te urave të bashkëpunimit.
Autostrada Dubrovnik-Tirana, rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë Bari-Ancona,mbrojtja e detit nga ndotja dhe platformat petrolifere si dhe linja direkte ajrore Zagreb-Tiranë, ishin çështje që u ndanë si prioritete në këtë takim.
Njoftimin e takimit në web-in e presidencës kroate mund ta lexoni në linkun më poshtë:
http://predsjednica.hr/objava/1/1/1037