Me moton “Tirana 1 vit në punë”, Bashkia e Tiranës bëri sot bilancin e punëve publike të realizuara që nga 21 qershori i kaluar, si domethënie për forcën e ndryshimit që solli vota e qytetarëve që besuan te projekti i transformimit të kryeqytetit.
Në prezantimin e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,bëri një pasqyrim të punëve publike, kryesisht në infrastrukturën rrugore, sheshe, rikualifikime urbane, insfrastrukurën arsimore etj, ku theksoise në 1 vit në Tiranëjanë bërë mjaft punë të mira, por ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se Tirana është kthyer nëpunë.
Në takim mori pjesë kryetari Qarkut Tiranë dhe Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi, deputeti Pandeli Majko, nënkryetarët e bashkisë, urbanistë, arkitektë e qytetarë.
“Këtë vit janë bërë plot punë të mbara, por më e rëndësishme është fakti se e kemi kthyer Tiranën në punë me 3 turne, ashtu siç premtuam një vit më parë, për t’u siguruar që çdo ditë qyteti gdhihet më i pastër, me infrastrukturë dinjitoze për të gjithë ata që kanë zgjedhur të krijojnë jetën e tyre në Tiranë”,tha kryebashkiaku Veliaj.
Duke u ndalur te punët konkrete që janë realizuar në harkun e një viti, kryetari i Bashkisë së Tiranës renditi një sërë projektesh, përfshi këtu Unazën e Vogël, punimet në Unazën e Madhe, rehabilitimin e bregut të Lumit të Tiranës, rikualifikimet urbane në disa lagje të Tiranës, këndet e lojërave për fëmijë, etj. “Sot kemi një hyrje më dinjitoze për qytetinpas ndërhyrjes që bëmë në rrugën “Dritan Hoxha”. Me të njëjtin shembull do të vazhdojmë me një hyrje dinjitoze në rrugën e Kombinatit, nyjet nga Kombinati Ushqimor deri në Sharrë, rehabilitimin e varrezave të Sharrës, për t’ u siguruar që edhe hyrja tjetër e Tiranës është po aq e bukur sa hyrja nga rruga ‘Dritan Hoxha’”, tha Veliaj, ndërsa vuri theksin se shumë projekte të tjera janë në zbatim e sipër.
Ai tha se Bashkia e Tiranës është përpjekur që në realizimin e projekteve për qytetin të sjellë një filozofi të re pune, ku sigurohet qëçdo rrugë apo kënd të ketë standardet e kërkuara, por edhe që në pjesën më të mirë të tyre sigurojnë lëvizjen dhe jetën e shëndetshme. “Atë që ka ndodhur në vitet e kaluara nuk e zhbëjmë dot, por mund të sigurohemi qëtë kemi një standard të ri. Kjo është arsyeja pse rrugët që keni parë, nga ‘Dritan Hoxha’, segmentet e përfunduara të Unazës së Vogël, rruga te ‘Pallati i Kongreseve’,janë të pajisura me trotuare, korsi biçikletash, korsi të dedikuara për autobusët, për t’u siguruar që ajo që bëjmë nga tani e tutje të respektojë një standard të caktuar. Rrugët që ju përmendana kanë çuar në një situatë ku, sipas matjeve, është trefishuar numri i njerëzve që përdorin biçikleta në Tiranë”, tha Veliaj. Ai siguroi se puna që ka nisur në zona të ndryshme të Tiranës shumë shpejt do të përhapet në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Për këtë ai i ka kërkuar qytetarëve të Tiranës që të bëjnë durim, duke garantuar se çdo problem i kryeqytetit është në vëmendje tëbashkisë. “Lajmi i mirë është që po bëhen punë të mira, por lajmi tjetër është se sa më shumë punë të bëhen aq më shumë zbulojmë që duhet bërë. Për çdo njeri, i cili nga padurimi kur shikon se si po bëhen disa punë të mira, thotë:“Po te lagja ime?Po te rruga ime?”,i them se është vetëm çështje kohe. Me këtë ritëm nuk do të jetë e largët dita kur do të jemi në nivel kapilar në çdo lagje, në çdo shesh, në çdo fushë pushimi përpara pallatit,ndaj ju kërkoj vetëm pak durim teksa me ritmin që kemi punuar vitin e parë, të vazhdojmë edhe në 3 vitet e mbetura të mandatit, për t’u siguruar që jemi në çdo qelizë të Tiranës”, theksoi Veliaj.
Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se të gjitha punët e kryera kanë patur edhe një tjetër efekt pozitiv për vetë qytetarët, pasi kanë bërë të mundur rritjen e vlerës së pronës. Ai falenderoi të gjithë qytetarët dhe bizneseveqë iu përgjigjën thirrjessëbashkisë për të kontribuar në ndërtimin e çerdheve, kopshteve, rrugëve apo edhe këndeve të lojërave.
“Më vjen shumë mirë që thirrjes sonë, pavarësisht cinikëve dhe skeptikëve, iu përgjigjën me dhjetëra biznese, të cilët jo vetëm i paguajnë të gjitha detyrimet bashkisë dhe nuk ankohen sepse e kuptojnë që pa taksa, pa paguar detyrimet, nuk ndërtohet qyteti”, u shpreh kryebashkiaku, Veliaj. Në fund, ai u shpreh se tashmë për Bashkinë e Tiranës fillon një fazë e re, pasi ajo do duhet ta krahasojë punën e saj me atë qëka bërë në vitin e parë dhe jo me administratën e shkuar.
“Ky është vetëm viti ynë i parë, kjo do të thotë që deri në datën 21 qershor e kemi pasur luksin të krahasohemi me gërrhimën, gjumin dhe letargjinë që gjetëm në Tiranë. Problemi është që mbas këtij aktiviteti, nuk krahasohemi dot me ata që mundëm, nuk krahasohemi dot me të kaluarën. Nga sot, krahasohemi me veten tonë!”, përfundoi Veliaj.