Tirana ka bërë një hap përpara nga hija e komunizmit dhe ofron një përzierje shpirtrash, forcë dhe një pamje magjepsëse me arkitekturën e stilit ottoman.
Kështu shkruan e përditshmja amerikanë USA TODAY që e ka futur kryeqytetin shqiptar në listën e vendeve balkanike që çdo turist duhet ta ketë në axhendën e tij. Ajo përmend bulevardin e madh, që shoqërohet me dyqane dhe restorante, dhe jetën shpërthyese të natës, që nis nga Sky Club e deri tek lokalet e bllokut, dikur rezidencë e vilave qeveritare.
Ndërkohë të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se Rreth 4 milion të huaj kanë vizituar për arsye turistike Shqipërinë përgjatë 2015. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, por që bazohen në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, tregon se gjatë 2015 Shqipëria u vizitua nga 4’131’242 të huaj.
Europianët kryesojnë listën e vizitorëve, ndër të cilët, sërish jemi më tërheqës për europiano-jugorët. Gjatë tremujorit të katërt të 2015 rreth 544’500 europiano-jugorë vizituan vendin tonë, tendencë të cilën e konfirmojnë edhe agjencitë turistike.
Po aq tërheqës duket se jemi edhe nga zonat e tjera të Europës si europiano-qendrorët, veriorët dhe ato lindorët.