Kryetarja e Këshillit të Qarkut Korçe znj. Ana Verushi ka zgjedhur një mënyrë tjetër në prag të ditës ndërkombëtare të 8 Marsit, krijimin e Aleancës së Grave Këshilltare të Qarkut Korçë me synimin, promovimin e tyre në jetën politike, sociale dhe ekonomike.
Takimi përshëndetës me të gjitha Gratë Këshilltare të Qarkut Korçë, kishte për qëllim krijimin e një Forumi për t’iu rikthyer zërit te vendimmarrjes nën qenien grua, ku roli i grave të shkojë përtej çdo dallimi politik, profesional apo personal, si dhe duke e finalizuar për herë të parë me krijimin e Aleancës së Grave Këshilltare.
Të jesh grua do të thotë shumë, të jesh femër do të thotë shumë, por shumë pak dine ta vlerësojnë atë. E konsiderojnë si një qenie të dobët që mund ta ndrydhësh dhe ta thyesh lehtë, para saj vënë bllokadën e rëndomtë, të pashmangshme të heshtjes kur tek ajo mbizotëron veç takti dhe urtësia shtoi më tej znj. Ana Verushi.
Gruaja sjell në më vete në botë një farë virtyti, një dhurate hyjnore që i bën ato të afta për të rrënjosur cilësi të tilla si besimi, guximi, dhembshuria dhe përmirësimi i marrëdhënieve dhe kultura. Duke përbuzur gruan, ke përbuzur gjysmën e qenies tënde, pasi është ajo që na sjell në jetë, është ajo që na mban në duar dhe që ne rritemi të shëndetshëm, është ajo burimi i vazhdimësisë së jetës, nënvizoi znj. Ana Verushi.
Por, gjithashtu Kryetarja e Këshillit të Qarkut mbështeti fort rolin e gruas ne vendimmarrje si pjesë e rëndësishme e jetës sociale duke i vënë theksin iniciativave të reja në biznes dhe suporti që i duhet kësaj nisme .
Këshilltarët e pranishme në këtë takim mbështeten këtë iniciative dhe diskutuan njëherësh mbi rolin e pazëvendësueshëm të nënës në familje dhe në ndërtimin e shoqërisë.