Kryetari i Këshillit Bashkiak dhe Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi mori pjesë në prezantimin e vizionit për Planin Urbanistik të Tiranës nga arkitekti italian z. Stefano Boeri.
Duke folur për vizionin e planit urbanistik, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në platformat e ngritura për këtë qëllim.
“Mënyra se si zhvillohet qyteti nga ana e urbanistikës, s’është e gjitha njësoj. Në disa zona ne do duhet të fokusohemi tek industria dhe tek hapja e vendeve të punës, do jenë zona industriale, në disa zona të tjera do të jenë zona rezidenciale”, tha z. Veliaj.
Sipas tij, qytetit nuk i mungon asnjë gjë dhe duhet vullnet për ta transformuar qytetin.
“Nuk na mungojnë financat, Shqipëria është bërë atraktive, Tirana është rikthyer, është bërë atraktive për t’u financuar nga institucione ndërkombëtare. Na duhet vetëm pak vullnet i mirë, jo stërkëmbësha, jo thika mbas shpine, jo gjuhe e urrejtjes, jo inkurajim i vandalizmit”, përfundoi z. Veliaj