Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi mori pjesë në takimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj me presidenten e Maltës, znj. Marie-Louise Coleiro Preca.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve në nivel vendor.
Presidentja e Maltës, znj. Marie-Louise Coleiro Preca vlerësoi ndryshimet e bëra në kryeqytet, ndërsa theksoi se vizita e saj në Tiranë është dëshmi e qartë e marrëdhënieve afatgjata mes dy vendeve.