Këshilli i Qarkut Tiranë, Bashkia e Tiranës, Observatori dhe CRCA Shqipëri në partneritet me UNICEF organizuan Workshopin me temë ” Aksesi i fëmijëve rom në shërbimet e fëmijërisë së hershme”.
E pranishme në aktivitet ishte nënkryetarja e Qarkut Tiranë, znj. Bora Panajoti, e cila theksoi rëndësinë që kanë takime të tilla për të drejtat e fëmijëve. Në fjalën e saj znj. Panajoti nënvizoi faktin se urat lidhëse të ngritura ndërmjet organeve të qeverisjes vendore dhe organizatave që lobojnë për të drejtat e njeriut janë një fillim i mbarë dhe shumë premtues për të realizuar misionin tonë në shërbim të qytetarëve.
“Për të jetuar së bashku në paqe njerëzit kanë nevojë për aftësi të cilat nuk fitohen automatikisht, por duhen mësuar dhe praktikuar që në moshë të hershme, në mënyrë që të ruhen për gjithë jetën. Në këtë kontekst marrin rendësi shërbimet e fëmijërisë së hershme në fushën arsimore, çerdhet, kopshtet, arsimi parashkollor”, tha ajo.
Sipas zonjës Panajoti, tek grupet minoritare arsimimi është domosdoshmëri për t’i ndihmuar ata të bëhen pjesëmarrës më aktiv në shoqëri. Për këtë arsye-tha ajo- është i nevojshëm përmirësimi i integrimit në sistemin arsimor të fëmijëve veçanërisht atyre romë.
Për sa i përket Qarkut Tiranë, zonja Panajoti ka parashtruar disa detyra për autoritetet lokale.
“Duke ju referuar Strategjisë për monitorimin e te drejtave të fëmijëve në Qarkun e Tiranës , është detyrë e autoriteteve lokale dhe rajonale që:
i. të monitorojnë dhe përforcojnë zbatimin e legjislacionit kundër diskriminimit për të siguruar akses të barabartë për të gjithë fëmijët në vendet publike, me trajnime profesionale, shkollim, strehim, veprimtari kulturore si dhe në fusha të tjera të jetës.
Një akses i tillë duhet të monitorohet dhe garantohet nga organet e përbashkëta ku përfshihen përfaqësues të pushtetit lokal dhe përfaqësues të pakicave dhe të vetë fëmijëve;
ii. të përkrahin dialogun ndërfetar, shumëkulturore, edukimin anti-racist dhe edukimin kundër diskriminimit si pjesë e kurikulës se arsimi parashkollor e shkollor.
Ne lidhje më këtë problematike, autoriteteve lokale dhe rajonale u del për detyrë të nxisin në mënyrë aktive të drejtat e njeriut dhe masat për t’iu përgjigjur diskriminimit kundër pakicave dhe grupeve të tjera të popullatës që mund të vuajnë nga diskriminimi, duke përkrahur zhvillimin e komuniteteve multikulturore nëpërmjet integrimit të fëmijëve që i përkasin pakicave duke marrë parasysh nevojat e tyre të ndryshme dhe zakonet, kulturat dhe mënyrat e jetesës.
Si përfundim, dua te theksoj angazhimin e Këshillit te Qarkut Tirane për të mbështetur çdo iniciative qe shërben për integrimin dhe lufton diskriminimin e fëmijëve te pakicave etnike ne shoqërinë tonë. Ne besojmë qe ndryshimi duhet burojë nga vete ne. Ndaj le t’i bëjmë një premtim vetes tone dhe njeri- tjetrit. Le te bëhemi arkitektet e një shoqëri jo diskriminuese, një shoqërie jo raciste, një shoqërie qe synon kohezionin social dhe ekonomik”, u shpreh nënkryetarja e Qarkut.