Programi i zhvillimit ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë që do të zbatohet gjatë periudhës 2014-2020 është një dokument i bazuar në një përpjekje të përbashkët të planifikimit strategjik mes dy vendeve dhe është rezultat i një procesi të madh konsultimesh me aktorët lokalë dhe përfituesit potencialë.
Kryetarja e Qarku Korcë Znj. Ana Verushi anëtare e Komitetit të Monitorimit për Programin IPA Cross-Border Maqedoni – Shqipëri 2014 -2020, mori pjesë në takimin e I-rë të këtij Komiteti i cili u mbajt në Pogradec në 27 Janar 2016.
Objektivi kryesor i këtij takimi ishte përcaktimi i rregullave kryesore të Joint Monitorin Secretariat, përcaktimi i prioriteteve tematike, aprovimi i planit të komunikimit dhe planit të punës për vitin 2016.
Programi Ndërkufitar Maqedoni – Shqipëri 2014 -2020 synon nxitjen e një zhvillimi social – ekonomik të balancuar, përfshirës dhe të qëndrueshëm në zonën kufitare si dhe nxitjen e një dialogu social, zhvillimin e kapitalit njerëzor, nxitjen e punësimit dhe bashkëpunimit territorial.
Stimulimi i një zhvillimi të qëndrueshëm, inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore si dhe mbrojtja e mjedisit ishin prioritetet kryesore të thirrjes së parë per projekte për vitin 2014 -2020 Maqedoni – Shqipëri.