Kryetari i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak të Tiranës, z. Aldrin Dalipi zhvilloi një takim me kreun e trupit diplomatik të Vatikanit në Shqipëri, Arqipeshkvi Ramiro Moliner Inglés.
Në fokus të takimit që u zhvillua në ambasadën e Selisë së Shenjtë u diskutua për rastin përkujtimor të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri dhe aktivitetet që Këshilli Bashkiak do të organizojë, siç është edhe vendosja e një busti për nder të Atit të Shenjë në kryeqytetin tonë.
Zoti Dalipi duke falënderuar për pritjen e ngrohtë Arqipeshkvin Ramiro Moliner Inglés, gjatë bashkëbisedimit theksoi kontributin e shoqërisë tonë për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, e theksuar aq shumë në rajonin e Tiranës.
Kreu i Qarkut dhe Këshillit Bashkiak shoqërohej nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi.