Sot më 21 dhjetor 2015 në ambientet e Këshilli i Qarkut Tiranë firmosi një memorandum bashkëpunimi me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve me qëllim realizimin e mbledhjes së të dhënave përkatëse zyrtare si dhe për nismat dhe veprimtaritë e tjera të cilat do të ndërmerren.
Memorandumi u firmos nga Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut Tiranë, znj. Bora Panajoti dhe Drejtoresha Ekzekutive e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve –Tiranë, znj. Elma Tërshana.
Nënkryetarja e Qarkut Tiranë, znj. Bora Panajoti shprehu angazhimin e institucionit që ajo përfaqëson për të mbështetur Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve me dokumentacione, Informacione dhe kur është e mundur me mbështetje – administrative të nevojshme në mbledhjen e të dhënave.
Znj. Panajoti theksoi se Këshilli i Qarkut do të ndihmojë për të rritur komunikimin institucional të “Observatorit” me strukturat e tjera vendore në rajonin e Tiranës si dhe në monitorimin dhe vlerësimin e të dhënave të mbledhura në çdo kohë.
Midis të tjerave, Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut tha se ky institucion do të jetë pjesëmarrës në veprimtaritë dhe iniciativat që do të zhvillojë Observatori i Tiranë si dhe do të bashkëpunojë punën në nisma të ndryshme me qëllim garantimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve.
Projekti i identifikuar synon të asistojë në përmbushjen e strategjive Kombëtare hartuar nga shteti shqiptar me fokus të drejtat e fëmijëve.