Pas reshjeve të dendura të rëna ditët e fundit në vendin tonë, situata emergjente në Qarkun e Tiranës po shkon drejt normalizimit.
Këshilli i Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe institucione të tjera qendrore dhe lokale u mobilizuan për të kaluar me sa më pak dëme situatën emergjente.
Gjatë ditës së diel, 63 persona nga zona e Paskuqanit, pjesë e Bashkisë së Kamzës janë administruar e kujdesur nga Bashkia e Tiranës dhe janë strehuar në qendrën e emergjencave.
Kreu i Bashkisë së Tiranë, z. Erion Veliaj tha se “Bashkia sot ka rikonfirmuar zonat problematike, sidomos shtëpitë pa leje, apo edhe të legalizuara e hipotekuara deri në 2013 mbi kolektorë, kanalet që bllokohen më shumë dhe zonat më problematike”.
Vatra më e nxehtë ka qenë ura që lidh Zall Dajtin me Zall Bastarin.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi ka ndjekur nga afër situatën, duke monitoruar punën e drejtorisë së rrugëve rurale për mirëmbajtjen e urës.
Ekipi i Këshillit të Qarkut Tiranë do të jetë në terren gjatë gjithë kësaj kohe për të përballuar çdo situatë emergjence deri në kalimin e çdo vështirësie.
© 2022 Created by AppAlbania