Presidentja e Asamblesë Europiane të Rajoneve (AER) ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë në Paris.
“Edhe pse sulmet barbare po shumëfishohen në Evropë dhe në të gjithë botën, uniteti dhe vendosmëria e liderëve rajonalë për të luftuar për tolerancë, liri dhe paqe do të mbizotërojë” thuhet në letrën ngushëlluese.
Dr. Hande Özsan Bozatli i është adresuar me një letër në emër të Bordit Ekzekutiv AER dhe të gjitha rajoneve anëtare, Rajonit Ile-de-France.
”Kemi ndjekur me pikëllim të madh ngjarjet e tmerrshme që ndodhën në Ile de France këtë fundjavë. Dëshirojmë t’ju shprehim ngushëllimet tona popullit të rajonit tuaj që është lënduar në atë mënyrë. Shumë vende në mbarë botën goditen nga ekstremizmi çdo ditë, por sigurisht ky nuk është një realitet që do të vërë në pikëpyetje vlerat tona. Duke qëndruar të bashkuar kundër barbarëve që përfaqësojnë asgjë, por ideologjinë e tyre të mjerë, ne u tregojmë atyre se çfarëdo që ata që bëjnë nuk do të ndryshojë vlerat e demokracisë, lirisë dhe hapjes që ne kemi. Asambleja e Rajoneve të Evropës do të vazhdojë të promovojë këto vlera dhe dialogun ndërmjet rajoneve dhe njerëzve të tyre. Ju urojmë të bëheni të fortë për të përballuar pasojat e këtyre sulmeve dhe të jeni të sigurt se asambleja jonë mbetet në dispozicionin tuaj”.
Gjithashtu, Këshilli i Qarkut Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndodhet pranë familjeve të viktimave të së premtes së zezë të 13 nëntorit.