Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio – Mutatio. Ajo përbënte qëndrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të e.s. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vëndin ku derdheshin e kryqësoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqiperinë – veriun me jugun, lindjen dhe perëndimin. Secila nga rrugët e vjetra, para se të hynin në Tiranë dominoheshin nga një kështjellë apo kala. Kalaja e Tiranës ishte dhe mbeti bërthama historike e trevës së Tiranës dhe rezidencë administrative përgjatë mesjetës së mesme. Si e tille vazhdoi të ekzistonte edhe në shek e XVII kur qyteti i Tiranës u shtri përreth saj duke pasur një qëndër qytetare me kullijen (kompleksin social kulturorë) të ndërtuara nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanë dhe urën e Tabakëve nga ana lindore, ndërtesat e qeveritarëve brenda truallit të kalasë. Kalaja e Tiranës është shpallur monument kulture.
© 2022 Created by AppAlbania