Këshilli i Qarkut Tiranë ditën e martë më datë 20. 10. 2015 zhvilloi mbledhjen e radhës duke miratuar projektvendimet që ishin përcaktuar në rendin e ditës. Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë, z. Aldrin Dalipi, me propozimin e kryesisë, këshilltarët vendosën për shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Këshillit të Qarkut Tiranë. Gjithashtu, këshilltarët miratuan projektvendimin “Për një ndryshim në zërat e Buxhetit të Këshillit të Qarkut Tiranë për vitin 2015″. Vendimi i tretë ishte miratimi me unanimitet për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” dhe dhënien e Statusit të “Dëshmorit të Atdheut”, z. Simon Gjeta, ish-efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që mbeti i vrarë në krye të detyrës në Shkodër gjatë një aksioni për kapjen e një të kërkuari nga policia.
© 2022 Created by AppAlbania